Çështja “McGonigal”/ Deputetja Jorida Tabaku: Duhet transparencë se çfarë ka ndodhur mes Ramës dhe ish-agjentit të FBI-së të paguar nga rusët

Politikë | 4 vite më parë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një reagim në rrjetin social në Facebook, shkruan se shqiptarët kanë të drejtë të dinë se “çfarë ka ndodhur mes kryeministrit Rama dhe ish-agjentit të FBI-së të paguar nga rusët”.

Sipas Tabakut, mbi 4 vite shqiptarët janë helmuar me mashtrime se Partia Demokratike është financuar nga rublat ruse, ndërsa tani kanë të drejtë të dinë se si qëndron e vërteta.

 “Buza që flet të vërtetën, qëndron përgjithmonë, kurse gjuha që gënjen vetëm për pak kohë.” (Proverbat 12;19). Për mbi katër vjet, shqiptarët janë helmuar nga mashtrimi se Partia Demokratike është financuar nga rublat ruse. Një njollë e lëshuar nga gojët dashakeqe dhe e gatuar në zyrat e kryeministrisë që nuk kanë lënë shpifje pa drejtuar karshi nesh. Shqiptarët kanë nevojë të dinë kush, si dhe çfarë ka ndodhur mes Ramës dhe agjentit të FBI paguar nga rusët?! Duan të dinë se si oligarku Putinit përfitoi status investitorit strategjik menjëherë pasi u fut në listën e zezë të SHBA? Shqiptarët duan transparencë për çfarë ka ndodhur me koncesionet që u jepen oligarkëve rusë ndërsa paguhen para korrupsioni për të sulmuar PD!”, shkruan Tabaku.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme