Skandali me ish-zyrtarin e FBI-së/ Taulant Balla: S’ka asnjë të pandehur nga qeveria

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se nuk ka asnjë person të pandehur nga qeveria apo ndonjë autoritet tjetër shqiptar lidhur me skandalin e arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Ndërsa theksoi se mazhoranca dhe kryeministri Rama nuk mban asnjë përgjegjësi politike.
Sipas Ballës, qëndrimi i opozitës është një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga dosja e 21 Janarit.
“E para është, që për këtë çështje kam mbajtur fjalë sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku kam sqaruar pozicionin se as kryeministri, asnjë ministër nuk është i përfshirë në këtë hetim. Ky hetim është përmbyllur. Dosja ka shkuar në gjykatë me një person të pandehur. Nuk ka asnjë përgjegjësi politike. Sa kohë që ju mendoni që ka një përgjegjësi politike që kryeministri i Shqipërisë apo një i kryeministri i çdo vendi pret një zyrtar të një vendi tjetër, të një strukture shumë të rëndësishme sikurse është drejtori i FBI për luftën kundër terrorizmit dhe pastrimit të parave që ka ardhur në Shqipëri me këtë kartëvizitë. Nuk është as kryeministri shqiptar apo autoritet shqiptar pjesë e kësaj dosje. Ky individ mund të ketë takuar edhe autoritetet e qeverisë gjermane, edhe autoritetet e qeverisë austriake. Në asnjë nga vendet e tjera nuk ndodh kjo. Kjo është një përpjekje për të hequr vëmendjen. Kjo javë duhet të ishte një javë ku e gjithë vëmendja duhet ishte në faktin, që e para është sikur është njoftuar dje, SPAK është njoftuar se ka marrë në vlerësim, kallëzimin lidhur me provën e re të 21 Janarit. Katër vrasje shtetërore ku përfshihet ish-kryeministri i asaj kohe dhe autoritete të tjera shtetërore, unë mendoj se kjo çështje që duhet të marrë vëmendje më të madhe. Kjo është një çështje që nuk përfshin asnjë autoritet hetimor shqiptar. Nuk është më një çështje në hetim por ka shkuar në gjykatë. Dosja ka shkuar në gjykatë. Ka vetëm një person të marrë të pandehur. Në rast se do ishte në hetim do ishte gjë tjetër. Personi që njoftuat ju ka marrë lirinë e përkohshme. Nuk bie në grackën e harxhimit të minutave të komunikimit publik për flluska sapuni. Interesi sot është hetimi i 21 Janarit. Interesi i dytë, ku PD përmendet me emër në financimin me para ruse. Nuk është korrekte që të etiketoni emra pa ditur për çfarë flisni. Ajo që sot dinë edhe SHBA edhe kushdo që ka sytë në vendin e duhur. Është fakti që sot ka vetëm një person të dërguar në gjykatë. Kryeministri Rama ka një axhendë shumë më të ngjeshur. Ju vazhdoni në fluksën tuaj. Kam detyrimin të them që asnjë zyrtar shqiptar nuk është i përfshirë në dosjen penale të dërguar në gjykatë”, tha Balla në një pronocim për mediat jashtë Kuvendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




