Aktivitet e paraportuara në KQZ, gjobiten 12 institucione, mes tyre Kryeministria, Kuvendi, si dhe disa bashki

Politikë | 4 vite më parë

Ndonëse zyrtarisht fillimi i fushatës elektorale për zgjedhjet vendore do edhe 2 muaj, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur nga puna për të monitoruar veprimtarinë e institucioneve, lidhur me aktivitetin e tyre me theks elektoral.

Nga vëzhgimi, KQZ ka arritur në përfundimin se kanë qenë 12 institucione, të cilat nuk kanë raportuar brenda afatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për aktivitetet që kanë mbajtur, siç ligji u’a parashikon.

Sipas ligjit, institucionet duhet të raportojnë në KQZ, jo më vonë se 5 ditë para afatit të planifikuar për zhvillimin e veprimtarisë publike, gjë të cilën këto institucione nuk e kanë zbatuar.

Mes institucioneve të cilat nuk kanë raportuar janë kryeministria, kuvendi, si dhe disa bashki.

Sipas një klasifikimi për numrin e shkeljeve në “top listë” qëndron Ministria e Arsimit dhe Sportit me 7 raste, ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin me 4 raste, si dhe ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me 3 raste.

Këto institucione do t’i nënshtrohen ligjit duke u gjobitur, pasi institucionet publike qendrore dhe vendore, si dhe agjencitë dhe ose ndërrmarrjet shtetërore, kanë detyrimin që të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën 4 muaj para datës së zgjedhjeve.

13 – 19 Janar 2023, shkeljet e raportuara nga KQZ për institucionet:

  1. Kryeministria (1 rast)
  2. Kuvendi (1 rast)
  3. Ministër i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin (4 raste)
  4. Ministria e Arsimit dhe Sportit (7 raste)
  5. Ministria e Brendshme (1 rast)
  6. Ministria e Kultures (1 rast)
  7. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (3 raste)
  8. Autoriteti i Mediave Audiovizive (2 raste)
  9. Bashkia Durrës (9 raste)
  10. Bashkia Elbasan (2 raste)
  11. Bashkia Gramsh (2 raste)
  12. Bashkia Librazhd (2 raste)

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme