Zgjedhjet vendore, Meta iu drejtohet qytetarëve: Vota juaj, instrumenti për të ndalur arrogancën e qeverisë së korruptuar

Politikë | 4 vite më parë

Teksa na ndaj dhe pak muaj nga zgjedhjet vendore të 14 Majit, Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë me një thirrje ndaj qytetarëve që të votojnë. Për kreun e Partisë së Lirisë, abuzimet e qeverisë “Rama” ndaj qytetarëve do të thellohen, për këtë arsye Meta e sheh 14 Majin si ditën e triumfit të zërit qytetar.

“Vota është instrumenti më i çmuar i qytetarëve për të ndalur arrogancën dhe brutalitetin e kësaj Qeverie të korruptuar. Për të gjithë ata qytetarë, që edhe pse janë të pakënaqur, hezitojnë të votojnë apeli im është ky: Nëse nuk merrni pjesë në votime, abuzimet e Qeverisë ndaj jush, jo vetëm do të thellohen, por duke mos votuar, ju nuk do të keni të drejtë dhe të ankoheni!

Prandaj 14 Maji është jo vetëm mundësia e ndëshkimit të Qeverisë, por edhe dita e triumfit të zërit qytetar”, thotë Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme