Forumi i Davos, Rama takon kreun e OECD: U vlerësua progresi i Shqipërisë, do jetë i pranishëm në Samitin e Berlinit në Tiranë

Kryeministri Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Mathias Cormann. Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër në kuadër të Forumit Ekonomik të Davos, Rama ka njoftuar se ka zhvilluar një bashkëbisedim të veçantë me Sekretarin Cormann, ku në fokus ka qenë progresi i Shqipërisë.
Gjithashtu në takim u konfirmua edhe pjesëmarrja e Sekretarit të Përgjithshëm të OECD në Samitin e Berlinit që do të mbahen në Tiranë në pranverën e 2023.
“Një bashkëbisedim i veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Mathias Cormann, i cili me shumë respekt për punën e për progresin e Shqipërisë në rrugën europiane, konfirmoi edhe praninë e tij në Samitin e Berlinit në Tiranë”, shkruan Rama në facebook.
Më herët në Forumin e Davosit, Rama u fokusua në sulmet kibernetike dhe forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë së vendeve, ku kërkohet kohë dhe fonde për të marrë teknologjitë e fundit për parandalimin e sulmeve të tilla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




