Tërmeti në Klos/ Debat te Ligjet, Çupi: Banorët në shi, e padenjë kjo që po bëni! Bushka: Balluku dha urdhër për vlerësimin e dëmeve

Politikë | 4 vite më parë

Tërmeti 4.7 i shkallës rihter që ra mnbrëmjen e së dielës së Klos, është kthyer në objekt diskutimi dhe debatesh në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, mes opozitës dhe mazhorancës. Ishte deputetja demokrate Dhurata Çupi ajo e cila kërkoi informacion mbi masat që janë marrë dhe buxheti që është miratuar këto ditë për efektet e tërmetit në Klos dhe në Bulqizë.

Çupi u shpreh se opozita dhe mazhoranca duhet të jenë të bashkuar në këtë çështje, dhe duhet ngritur zëri për një çështje kaq jetike për banorët e pallatit të dëmtuar në Bulqizë, që sot sipas demokrates, janë në qiell të hapur.

“Duhet të marirm seriozisht pr.ligjet që sillen për diskutim. Ka disa kolegë të opozitës që kanë depozituar pr.ligje për diskutim dhe kjo është totalisht mungesë serioziteti dhe s’mund të kalojë me një fjalë, do i miratojmë gjatë këtij sesioni. Duhet të marrim vendim që sot.

Ata që propozojnë pr.ligje ti fusim në këtë kalendar që në 17 janar. Nuk ka justifikim për të shtyrë diskutimin e pr.ligjeve.

Këtu në komision mbrojmë interesat e atyre që na kanë votuar. Qarku Dibër ka katër ditë që është goditur nga tërmeti. Dy ditët e fundit në nivele të ndryshme kanë rënë 200 tërmete. Kryesisht në Klos dhe Bulqizë.  Janë shkatërruar dhjetëra shtëpi, shtuar dhe shtëpive të shkatërruar me tërmetin e 2019-ës.

Është dëshpëruese që një pallat i shkatërruar totalisht në Bulqizë, ka 2 vite që smerret asnjë masë por tërmeti i fundit dhe atë që mbeti e shkatërroi. Qytetarët sot janë në shi. Nesër do jenë në borë. Dua të di, masat që janë marrë, buxheti që keni miratuar këto ditë për efektet e tërmetit në Klos dhe në Bulqizë?

Është një diskutim që s’duhet të na ndajë politikisht. Sot duhet të ngremë zërin për një çështje jetike. Janë qytetarët me dhjetëra, qindra, që janë jashtë sot.  Na jepni një raport të detajuar se çfarë po bëhet sot për qytetarët e Klosit dhe Bulqizës? Ështe e padenjë kjo që bëni ju. S’janë muhabete këto. S’mund të përgjigjeni ju. Na tregoni raportin. Sa është buxheti sot të na e thotë Ministria e Financave”, tha Çupi.

Pas deklaratës së demokrates, ka reaguar kryetarja e komisionit, deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila sqaroi se fill pas tërmetit grupet e punës së emergjencës kanë qenë në gatishmëri, dhe se zv.Kryeministrja Belinda Balluku ka dhënë urdhër për vlerësimin e dëmeve.

“Rëndësia e çështjes është e tillë që lejohet ky diskutim. Përfaqësuesit e ministrisë së Financave nuk janë autoriteti përgjegjës për këtë çëhstje. Kam kontaktuar me deputetët e Dibrës dhe zv.kryeministrja na ka informuar që menjëherë sapo ka ndodhur tërmeti grupet e punës së emergjencës kanë qenë në gatishmëri. Është bërë urdhër zyrtar nga zv.kryeministrja., që të bëhet menjëherë puna për vlerësimin e dëmeve dhe vështirësive në banim që kanë qytetarët dhe sistemimin e tyre. Kjo çështje na bashkon dhe e kemi treguar që s’kemi lënë mbrapa këtë çështje. Po ju them diçka që ju intereson qyytetarëve. Ministria përgjegjëse është ajo e Infrastrukturës dhe Mbrojtjes, më pas ajo e Ekonomisë. Kaq e thjeshtë është. Ju mos abuzoni se si deputetë s’kemi pse presim komisionin por mund të shkojmë atje dhe të ndihmojmë qytetarët”, u shpreh Bushka.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme