Kushtetuesja mblidhet sot për Xhaçkën, Bardhi: Gur prove nëse është garante e drejtësisë apo e regjimit të Ramës

Politikë | 4 vite më parë

Gjykata Kushtetuese pritet të shprehet këtë të mërkurë mbi vendimin e Kuvendit për mandatin e deputetes së ministres së Punëve të Jashtme dhe Evropës, Olta Xhaçka. Partia Demokratike kërkon heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçkës, të cilën e akuzojnë se ka konflikty interesi pasi, sipas tyre, bashkëshorti i saj ka përfituar pasuri publike me shpalljen si investitor strategjik nga Komiteti i drejtuar prej kryeministrit.

Në një postim në Facebook, deputeti Gazment Bardhi e ka konsideruar një gur prove vendimin që do të marrë Kushtetuesja. Për Bardhin, vendimi i marrë, do tregojë nësë Kushtetuesja është garante e drejtësisë apo e regjimit të kryeministrit Edi Ramës.

“Vetëm në regjimin e korruptuar të Edi Ramës ndodh që një ministre/deputete të jetë edhe “investitore strategjike”! Sot në orën 10:00 Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim kërkesën e Grupit Parlamentar të PD lidhur me mbrojtjen që Edi Rama në mënyrë antikushtetuese i bëri në Kuvend investitores strategiike Olta Xhacka. E sotmja është një gur prove nëse Gjykata Kushtetuese është garante e Kushtetutës 🇦🇱, apo është garante e regjimit të korruptuar të Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

Kujtojmë se Kuvendi votoi pro raportit të mazhorancës në Këshillin e Rregullores, që bllokonte dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të shqyrtimit të mandatit të Xhaçkës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme