Kryemadhi: SPAK të ndalojë pagesat për inceneratorin e Tiranës, në të kundërt protestojmë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët, është ndalur tek shkeljet sipas saj në inceneratorin e Tiranës. Teksa ka publikuar disa prova, Kryemadhi ka kërkuar SPAK-ut të ndalojë pagesat për inceneratorit të Tiranës me qëllim transparencen e tij.
“E di që nuk ka fuqi të anulojë kontratën, por shpresa ime është që SPAK të bllokojë pagesat nga bashkia e Tiranës dhe përgjegjësia për këtë pjesë ta marrë bashkia. Ky ishte një material i shkurtër në të gjitha xhirimet që ne kemi bërë në 180 ditë në të gjithë procesin e menaxhimit të mbetjeve. Mos harroni se në inceneratorin e Tiranës nuk depoziton vetëm bashkia e Tiranës por edhe të tjera. Ju e keni parë sesi bashkia e Durrësit ka planifikuar 10 milionë dollarë. Kjo është një pjesë e vogël e qindra orëve të filmimeve që kemi të veprës së krimit. Shqiptarët sot paguajnë 29 euro për ton vetëm për groposjen pa llogaritur shpenzimet e tjera transportin e me rradhë. Kam kuptuar që nëse sistemi i drejtësisë SPAK kërkon të mbrojë një koncesion të tillë që është i kapur me presh në dorë atëherë nuk më mbetet gjë tjetër veçse SPAK ta bëj bashkëfajtore”. tha Kryemadhi.
Kryemadhi paralajmëroi se do t’i depozitojë në SPAK provat ndërsa shtoi se nëse ky i fundit mbulon të dhënat, ky veprim e bëj bashkëfajtor. Kryemadhi, kërkon bashkëpunim me SPAK ndërsa në të kundërt ka paralajmëuar mbajtjen e protestave deri në zbardhen e çështjes.
“Kjo është një nga dosjet më të nxehta dhe nëse SPAK nuk reagon mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse të dal të protestoj para SPAK”, ka paralmëruar Kryemadhi.
Për vdekjen e Enver sheshit, Kryemadhi ndan të njëjtin mendim si Sali Berisha ku sipas këtij të fundit u vra qëllimisht në momentin kur ai vendosi të fliste.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



