Apeli pritet të vendosë sot/ Grupi i Alibeajt tërheq ankimimin për bashkimin e dy statuteve

Grupimi i Enkelejd Alibeajt në Partinë Demokratike ka tërhequr ankimimin për bashkimin e dy Kuvendeve, atë të 17 korrikut nga Lulzim Basha dhe të 18 dhjetorit i organizuar nga Sali Berisha. Lajmi është bërë me dije nga përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa, i cili ka sqaruar se kërkesa do të dorëzohet në mbledhjen e gjykatës së Apelit, që do të zhvillohet këtë të martë, duke shtuar se vendimi u mor me qëllimin që t’i hapet rrugë gjykimit të ankimimit për vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu Kuvendin e Berishës.
Në një deklaratë para mediave, Sefa shprehet se zgjidhja përfundimtare nga gjykata për këtë çështje do të sjellë qartësimin e situatës së krijuar brenda PD, tashmë e ndarë në dy kampe, atë të Alibeajt nga njëra anë dhe Berishës nga ana tjetër. Duke hedhur akuza se zvarritja e procesit gjyqësor ka qenë e qëllimshme, Sefa kërkon që Apeli të vendosë para zgjedhjeve vendore të 14 Majit.
“Ju falenderoj te gjitheve per interesimin e vazhdueshem dhe per menyren se si keni percjelle per publikun vijimësinë e këtij procesi gjyqsor. Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqesore që pritet të fillojë pas pak Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj cështje. Si fillim vlen te theksohet se kjo ceshtje eshte e natyres procedurale dhe tashme i ka rene aktualiteti. Gjykimi i sotem per te cilin ne kerkojme pushimin e ceshtjes, përcakton nësë kuvendi i Korrikut 2021 do të regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës. Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 vijimi i gjykimit të kësaj cështje thjesht pengon gjykimin e cëshjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike.
Ne kushtet kur ceshtja eshte shnderruar ne nje artifice juridike qe po zvarritet jemi te bindur se gjyqi i planifikuar per sot ndoshta eshte bere pengese per gjykimin e vendimit te Zhukrit. Qe eshte ne thelb dhe problematika kryesore qe pret zgjidhje. Per te pershpejtuar dhenien e vendimit per kete ceshtje ne kemi paraqitur nje kerkese per pershpejtim qe ne dt 31 maj. Zgjidhja perfundimtare nga gjykata per kete ceshtje do te sjelle dhe qartesimin e shume problematikave qe kane shoqeruar aktivitetin politik te PD gjate ketyre muajve. Pa dashur te paragjykoj vendimin qe do te marrin gjykatesit, nuk mund te rri pa permendur qe per kaq muaj me radhe eshte e cuditshme ne mos e qellimshme zvarritja pa arsye te qarte e vendimit”, tha Sefa.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



