“Rama kërkoi nga deputetët takime me qytetarët”, Balla: Amnistia fiskale votohet brenda këtij sesioni! Begaj, president normal

Teksa na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet vendore të 14 majit, Kryeministri Rama mblodhi këtë të hënë grupin parlamentar socialist, të cilëve u la dhe disa porosi. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla në një deklaratë për media, bëri me dije se kreu i qeverisë u ka kërkuar deputetëve të zbresin në terren dhe të zhvillojnë takime nga afër me qytetarët.
“Deputetëve u është kërkuar një prezence më e shtuar në territor. Natyrshëm kryetari i partisë ka pasur një sërë kërkesash që i bëjnë mirë anëtarëve të PS-së. Në 2023 do zhvillohen zgjedhjet vendore dhe PS synon të vazhdoj të drejtojë në çdo bashki të vendit. Fakti është që PS ka vetëm një aleat që janë njerëzit e thjeshtë të vendit, forcimi i kësaj aleance është jetik për ne. Kemi diskutuar dhe për çështje të tjera që do kemi në seancat e mënjehërshme pas seancës së sotme hapëse të sesionit që lidhen me mbështetjen në Kuvendin e Shqipërisë të një nisme që vlerësoj maksimalisht, në kushtet që ndodhet vendi, që është amnistia fiskale apo dhe ligje të tjera të rëndësishme që do miratojmë në javët në vijim”, tha Balla.
Sa i përket ligjit për amnistinë fiskale, Balla deklaroi se do të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar. Sipas Ballës, ligji për amnistinë fiskalë i shërben ekonomisë së vendit dhe i bëri thirrje opozitës që ta shqyrtojë.
“Kuvendi i ka votat për të miratuar çdo ligj, ka votat për të miratuar ligje që kërkojnë 3/5 dhe 2/3 që është ligji për ndryshimin e Kushtetutës. Nuk mendoj se është korrekte që të shprehem sot se deputetët e opozitës nuk e kanë lexuar ligjin për amnistinë fiskale. Cdo deputet duhet të votojë sipas asaj që mendon dhe asaj që i bën mirë vendit.
Ligji për aministinë fiskale i bën mirë ekonomisë së vendit dhe mbi ccdo lloj vendimi politik të marrë nga pjesë të caktuara të opozitës, e rëndësishme është nevoja që ka Shqipëria dhe ekonomia për të miratuar ligje të tilla. Ka ca afate ligji për aministrinë që nuk shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar se nuk e lejon Kushtetuta. Nga data e depozitimit ka ca afate dhe do miratohet në këtë sesion parlamentar”, sqaroi Balla.
Ndërkaq, pyetur mbi dekretin e Presidentit Begaj për dekoratat, Balla theksoi se do të shqyrtohet dhe nëse pas verifikimeve gjenden çështje që duhen adresuar, do të pranohet dhe do të bëhen ndryshimet e nevojshme në ligj.
“Dekreti i presidentit do shqyrtohet me vëmendje nga ana jonë dhe natyrshëm që do të konsultohemi me Presidencën mbi gjetjet dhe konstatimet dhe për të adresuar një pjesë të rekomandimeve që vijnë vijnë nga institucioni i presdencës. Ky ëhstë presidenti normal. I kam kërkuar kryetares së komisionit të ligjeve që të fillojmë konsultimet me institucionin e presidentit dhe në rast se pas verifikimeve do gjejmë ccështje që duhen adresuar procedutra e Kuvendit është e saktë, pranohet dekreti dhe bëhen ndryshimet në ligj”, shtoi Balla.
Sa i përket çështjes për emrin e ri të Avokatit të Popullit, Balla deklaroi se opozita nuk ka ekskluzivitetin për emërimin e avokatit, por vetëm të propozuesit të kandidatëve.
“Kam thënë që, opozita nuk ka ekskluzivitetin e emërimit të avokatit të popullit. Kam thënë që avokati emërohet nga Kuvendi dhe opozita ka të drejtën e propozimit. Fakti që popozita nuk respektoi kandidaturat në seancën e 22 dhjetorit, tregon që nuk respekton kandidatët që sjell vetë. Kam thënë që mënyra më e mirë, kur opozita propozon një numër 4, ne zgjedhim 2 dhe bihet dakord për një nga ata të dy. Por fakti që opozita u soll në mënyrë të papërgjegjshme, bojkotoi procesin e votimit na bën të kuptojmë se opozita nuk ëhstë serioze në përgjegjësitë e veta. Ne nuk do e lëmë vendin pa avokat populli”, tha Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




