Suedia merr kryesimin e BE, çfarë mbështetje do marrë Ballkani Perëndimor? Ambasadorja Hastad për RTSH: Zgjerimi, fokusi ynë

Politikë | 4 vite më parë

Siguria dhe stabiliteti i BE, zgjerimi si dhe fokusi tek ekonomia, janë këto prioritetet e qeverisë suedeze që mori kryesimin e BE për 6 muajt e ardhshëm. Në një intervistë për RTSH, Ambasadorja suedeze në Tiranë, Elsa Hastad shpjegon më konkretisht çfarë pritet të ndodhë me Shqipërinë dhe Kosovën përgjatë muajve në vijim.

Muaji janar shënon fillimin e mandatit 6 mujor të Presidencës Suedeze në krye të BE, që vjen në kulmin e agresionit Rus ndaj Ukrainës. Me gjithë problematikat që po përjetonë Europa, muajt që lamë pas, rezultuan tejet të suksesshëm për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Çfarë pritet të ndodhë përgjatë Presidencës suedeze me integrimin e vendeve të Balkanit Perëndimor?

“Kemi qenë të angzhuar për 20 vite dhe ky është një moment vërtetë i bukur për ne. Tani mund të bëjmë një bilanc të punëve. Këto 6 muaj ne duam të bëjmë një bilanc edhe me partnerët tanë dhe të kuptojmë se ku ndodhemi. Mendoj se keni bërë një punë me të vërtet të mirë. Ju përfunduat fazën e para të “Screening Cluster 1”, tejet e rëndësishme. Shqipëria ka bërë ecejaket e saj në Bruksel përgjatë muajit të fundit duke rezultuar i suksesshëm. Kjo është ajo që kam marrë vesh nga kolegët e mi në Bruksel. Tani do të nisë “Screening Cluster 2”, që është tregu i brendshëm financiar”, tha ambasadorja Hastad

Ambasadorja Suedeze u ndal edhe tek aplikimi i Kosovës për anëtarësim dhe sfida e mosnjohjes së shtetit kosovar nga ana shteteve anëtare të BE-së.

“Më lejo ta nis duke thënë se është i njëjti proces përgatitje edhe për Kosovën. Kolegët e mi në Prishtinë janë të angazhuar me çështje si mjedisi, zhvillimi ekonomik, ngritjen e institucioneve për ta përgatitur Kosovën për një anëtarësim të ardhshëm në BE. Kemi të njëjtat ambicie dhe qëllime për Kosovën si për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimorë. Më konkretisht, Kosova dorëzoi aplikimin për anëtarësim përgjatë presidencës tonë dhe ne duhet ta shtyjmë procesin përpara. Kolegët e mi në Bruksel tashmë do të duhet të nisin procesin e konsultimeve me shtetet e tjera anëtare. Por sigurisht që do të konsultohemi edhe me këto 5 shtete. Më pas nëse përgjatë presidencës tonë ne do t’ja dalim të gjejmë rrugën përpara, dhe jam e sigurt se do ta gjejmë, çështja do të shkojë në tryezën e Komisionit Europian, ku do të diskutohet nëse aplikimi i Kosovës do të pranohet”, u shpreh për RTSH ambasadorja Hastad.

Kjo është hera e tretë që Suedia merr presidencën e BE-së që nga anëtarësimi i saj në Bashkimin Europian.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme