Rama takim me liderët e partive parlamentare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, diskutohen çështje të rëndësishme

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri, Edi Rama, ka zhvilluar një takim mbrëmjen e së martës me krerët e partive politike në Maqedoninë e Veriut, në vilën qeveritare në Tiranë. Pjesëmarrës në takim ishin kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Mehmeti, ai i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Tarvari, kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi dhe ai i Alternativës, Afrim Gashi, teksa Bilal Kasami kryetar i partisë Lëvizja Besa ka refuzuar kërkesën për takim, për shkak të betejës së brendshme politike që partia e tij ka me BDI të Ali Ahmetit.

Sipas burimeve, takimi u fokusua tek situata politike e brendshme në Maqedoninë e Veriut, rolin e partive shqiptare në këtë arenë, në këtë situatë ngërçi në Maqedoni kur Parlamenti duhet të bëjë disa ndryshime kushtetuese që lidhen me ecurinë e procesit të integrimit europian, me vijimin e negociatave për anëtarësim.

Kreu i qeverisë ka publikuar në Facebook edhe një foto nga mbledhja e takimit me liderat e partive shqiptare të RMV, ndërsa bashkangjitur uron një vit të mbarë për shqiptarët kudo ndodhen.

Kujtojmë që në muajin korrik të vitit të kaluar, negociatat u hapën për Maqedoninë e Veriut, dhe me një kusht nga Bullgaria e cila kërkon ndryshime kushtetuese ku duhet të parashikohen ekzistenca e minoritetetit bullgar në Maqedinonë e Veriut dhe njohje të e gjuhës bullgare si gjuhë zyrtare. Ndërkohë kushti i Bullgarisë pritet të votohet në parlamentin maqedonas.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme