Zgjedhjet e 14 Majit/ Celibashi: Vota është e drejtë themelore e çdo shtetasi, sigurohuni të votoni

Politikë | 4 vite më parë

Teksa na ndajnë dhe 4 muaj nga zgjedhjet vendore, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët se vota është e drejtë themelore e çdo shtetasi. 

“Në 14 Maj 2023 votohet për të zgjedhur kryetarin e bashkisë dhe këshillin bashkiak. Vota është e drejtë themelore e çdo shtetasi, Vota është e Drejta Jote! Nëse nuk ke votuar më parë, sigurohu të votosh edhe ti”, shkruan Celibashi në rrjetin social Facebook.

Më herët, Celibashi ka bërë me dije se më 6 mars të 2023 përfundon afati për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e partive politike dhe më 15 mars përfundon afati për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e koalicioneve. Po ashtu, Celibashi bëri me dije se më 14 prill fillon fushata zgjedhore dhe më 13 maj përfundon fushata zgjedhore dhe fillon heshtja zgjedhore.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme