Analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar/ Rama mbledhje me ministrat: Rekord absolut i eksporteve bujqësore

Politikë | 4 vite më parë

Vijon diskutimi maratonë i Kryeministrit Rama me ministrat e qeverisë për të bërë analizën e 12 muajve të shkuar dhe projektet përgjatë këtij viti. Kryeministri Rama deklaron se analiza e detajuar e 2022-shit e bën edhe më optimistë qeverinë për 2023-shin, dhe jep mundësinë e një reflektimit të dobishëm mbi çdo sektor.

“Vazhdojmë edhe sot diskutimin maratonë të fillimvitit, ku analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar na bën shumë optimistë për 2023-shin, po na jep edhe mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sektor”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook. Rama është takuar edhe ditën e djeshme (4 janar) me ministrat në “Vilën 31”. 

Kreu i qeverisë e konsideron 2022-shin, një rekord absolut të eksporteve bujqësore. Në këtë kuadër, Rama deklaron se ambicia e qeverisë është të kapë 1 miliardë dollarë dhe ta bëjë Shqipërinë 2023, kampione të Ballkanit në eksporte bujqësore.

“2022 jo vetëm rekord absolut i eksporteve bujqësore, po edhe realizim i objektivit ambicioz për gjysëm miliardë USD. Por ambicia jonë është të kapim 1 miliardë USD dhe ta bëjmë #Shqipërinë2030🇦🇱 kampione të Ballkanit edhe në eksporte bujqësore… dhe pastaj disa që fshatin e shohin vetëm me dylbitë e mediave thonë ka vdekur bujqësia”, shkruan Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme