Rama uron Netanyahu: Përvoja e tij, vlerë jo vetëm për Izraelin por edhe për Evropën

Kryeministri, Edi Rama, ka uruar Benjamin Netanyahu, pasi fitoi mandatin tuaj të 6-të si kryeministër i Izraelit. Në një postim në Twitter, Rama shkruan se përvoja e Netanyahu si kryeministër do të shërbejnë si një vlerë e madhe e shtuar jo vetëm për Izraelin, por edhe për Lindjen e Mesme dhe Evropën. Rama mirëpret Netanyahu, të vizitojë Shqipërinë.
“Urime Benjamin Netanyahu në mandatin tuaj të 6-të si udhëheqës i Izraelit. Shpresoj shumë që mençuria dhe përvoja juaj e madhe do të shërbejnë si një vlerë e madhe e shtuar jo vetëm për Izraelin, por edhe për Lindjen e Mesme dhe Evropën! Dhe uroj që më në fund të mbani premtimin për të vizituar Shqipërinë”, ka shkruar Rama.
Benjamin Netanyahu është rikthyer në pushtet si kryeministër i Izraelit për herë të gjashtë, pasi u betua në parlamentin e vendit. Qeveria e re e Netanyahu-t u miratua me 63 vota pro në kuvendin prej 120 vendesh, ndërsa 54 ligjvënës e kundërshtuan.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




