Begaj uron Krishtlindjen: Kjo ditë zgjon shpresën dhe gëzimin, rikthen vlerat njerëzore e fetare

Politikë | 4 vite më parë

Presidenti, Bajram Begaj, ka përcjellë urime qytetarëve që festojnë festën e Krishtlindjes. Në një postim në Facebook, Begaj konsideron Krishtlindjen, një festë që përcjell tek besimtarët ortodoksë mesazhet e rëndësishme të sakrificës njerëzore për një botë më të mirë. Ndërsa ka takuar edhe Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos në Katedralen Ortodokse, Begaj uron festa sa më të mbara për besimtarët ortodoksë dhe të gjithë shqiptarët.

“Së bashku për më shumë paqe, solidaritet dhe shpresë! Gjatë takimit me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos në Katedralen Ortodokse, urova Kryepeshkopin për festën e Krishtlindjes, një festë që përcjell tek besimtarët ortodoksë mesazhet e rëndësishme të sakrificës njerëzore për një botë më të mirë!  Gjithashtu, përfitova nga rasti të uroja Fortlumturinë e Tij, që pak kohë më parë celebroi 50 vjet si Kryepeshkop. Le të jenë këto festa sa më të mbara për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe të gjithë shqiptarët”, shkruan presidenti i vendit.

Ndërkohë presidenti bëri të ditur se ka zhvilluar një vizitë edhe në  Katedralen Katolike në kryeqytet ku dhe i shprehu urimet më të përzemërta Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, si dhe të gjithë besimtarëve katolikë në Shqipëri. Begaj vlerëson këtë ditë të shënuar pasi, për të, zgjon shpresën dhe gëzimin në zemrat tona, na rikthen te vlerat njerëzore e fetare, familja dhe te besimi!

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme