Votimi i anëtarit të Kushtetueses, Alibeaj akuza Ramës: Doni votim të fshehtë për të peshkuar vota

Politikë | 4 vite më parë

Mënyra e votimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit dhe kandidatët për to kanë sjellë debate në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës. Opozita akuzon se socialistët po manipulojnë procesin, duke e bërë me votim të fshehtë në mënyrë që të ‘peshkojnë’ vota për votimin e Ardian Dvoranit në Gjykatën Kushtetuese.

Debatet e forta janë zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve demokrat Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj, duke përfunduar në përjashtimin e Bardhit nga seanca parlamentare me urdhër në nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj.

Gazmend Bardhi ka akuzuar Ramën se kërkon ta kthejë Gjykatën Kushtetuese në sesion të PS, ndërsa Enkelejd Alibeaj tha se votimi i fshehtë bëhet nga PS që të “peshkojë” vota për të zgjedhur Ardian Dvoranin në Kushtetuese.

“Për të zgjedhur, një anëtar të Kushtetueses duhen 84 vota, ti nuk i ke me gjithë ato ç’ke bërë. Dhe reforma e drejtësisë thotë: Kur nuk i ke 84 vota zgjidhet ai që këshilli i drejtësisë ka zgjedhur të parin. Tani pyetja ime është pse ngulmoni ju ta fusni në votim dhe pse e ngatërroni me historinë e avokatit të popullit. Pse i bashkoni ju, me një kërkesë të bërë fshehtas. Kjo s’është gjë tjetër veçse skenarit për të peshkuar, vota andej këndej që të zgjidhni atë që doni ju. Po shumë mirë që e bëtë të qartë. E pse bëhen kutitë me votim të fshehtë? Sigurisht për këtë, synimi është i qartë doni të çoni Ardian Dvoranin. Po këtë se bëni dot me vota me presione. Një gjë është e vërtetë, ky është demaskimi  i procedurës”, tha Alibeaj.

Nga ana tjetër kryeministri tha se PS nuk ka një vendin unanim për ndodhej kandidat dhe secili është i lirë të votojë kë të dojë. Mes debateve grupi parlamentar i PD është larguar nga seanca pas përjashtimit të Gazmend Bardhit.

Debati Rama-Bardhi në Kuvend

Bardhi: Është tentativa juaj për të bërë tuajën Gjykatën Kushtetuese. Po ta përsëris, ndoshta e kam bërë pa dijeninë tënde. Edhe pse bindja ime është që ti je 100% në dijeni. Po drejtuesit e tu kanë kërkuar vota për Dvoranin, këta oligarkët, Samir Mane për shembull, shoku yt.

Rama: Mos merrni emra nëpër gojë kot, më tregon ti mua shokët. Një çetë shpifësish.

Bardhi: Ti mo i ke çuar për ta kthyer Kushtetuesen në sesion të partisë socialiste.

Rama: Palaço cirku

Bardhi: Palaço je vetë

Rama: Shani dhe akuzoni njerëz, cilën qetësi humba, kollaj është ti thuash qe je mafioz dhe kërcënon njerëz dhe s’ke asnjë provë

Bardhi: Je mafioz

Rama: Për cilët emra duhet të përgjigjem palaço

Bardhi: Je legen mafioz,

Rama: Je në gjendje t’ia vësh figurën një cirku gënjeshtrash, akuzash dhe fantazish, s’ke turp

Bardhi: Ruaj qetësinë mafioz

Rama: Nuk jam palaço që të ruaj qetësinë kur më thonë të pavërteta. Më duhet t’ia shpjegoj fëmijëve të mi që je një palaço cirku, ik ore zagar

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme