Tërmeti/ Baldushk, përmbyllet procesi i rëndërtimit të shtëpive, Rama: 28 familje do festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e tyre

Politikë | 4 vite më parë

Në Baldushk përmbyllet plotësisht procesi i rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili gjatë aktivitetit për këtë ngjarje deklaroi se me përmbylljen përfundimisht të procesit të rindërtimit, 28 familjet që kishin mbetur, Vitin e ri do ta festojnë në shtëpitë e tyre.

Rama ka nënvizuar se procesi i rëndërtimit ka qenë një punë jo e lehtë dhe se janë bërë investime të mëdha.

 “Në zonën e Baldushkut përmbyllet plotësisht procesi i rindërtimit. Këto shtëpi janë prova të prekshme dhe nuk janë projekte, fotografi, video, por janë shtëpi reale. Ato  tregojnë për atë që ne jemi zotuar që në krye të herës, që të gjithë ata që humbën shtëpitë në tragjedinë e madhe të tërmetit, do të rimarrin shtëpi më të forta, më të bukura edhe më të mëdha. Do i marrin pa paguar asnjë qindarkë dhe pa i pasur borxh asnjë qindarkë shtetit. Ky është program i parë i rindërtimit në Evropë”,- tha Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme