Ambasadorja Yuri Kim takon Ramën dhe Peleshin: Të forcojmë bashkëpunimin në mbrojtje, Shqipëria progres historik

Politikë | 4 vite më parë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar këtë të premte (16 dhjetor) me Kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Gjeneralin Kingji për forcimin e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri në fushën e mbrojtjes. Kim shkruan në rrjetin social Twitter se SHBA do të punojë ngushtësisht me Shqipërinë për të siguruar mbështetje në trajnime dhe pajisje.

“Faleminderit kryeministri Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi & Shefi i Mbrojtjes Gjeneral Kingji për një takim produktiv këtë mëngjes për të shqyrtuar progresin historik për të forcuar bashkëpunimin në mbrojtje. 2022 shënon vitin e pranisë së parë të qëndrueshme ushtarake në Shqipëri

Ne mezi presim të punojmë ngushtë me të në 2023 për të siguruar që mbështetja për trajnime dhe pajisje plotëson nevojat, si dhe kërkesat e aftësive dhe ndërveprueshmërisë së NATO-s. Gjithashtu presim me padurim #DefenderEurope2023 . Jemi krenarë që jemi gjithmonë #krahperkrah”, shkruan Kim.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme