Akuzat mbi Ahmetajn për inceneratorët, Rama: Nuk mund të bëhen spekulime mbi copa të dhënash

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave që janë bërë mbi ish-zëvendës kryeministrin, Arben Ahmetaj, në lidhje me inceneratorët.

Në një komunikim për mediat nga selia e PS-së, Rama tha se nuk mund të bëhen spekulime mbi “copa të dhënash”, duke theksuar se komentet e tij do t’i bëjë pasi të kenë përfunduar hetimet dhe të jetë marrë një vendim.

Kreu i qeverisë theksoi edhe njëherë rëndësinë që kishte për komunitetin ndërtimi i inceneratorëvë të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës.

“Janë tre vepra, në Fier, në Elbasan dhe në Tiranë për të cilat 100 herë të kthehesha mbrapsht, 100 herë do thosha se duhej të ishin bërë. Ajo e Elbasanit është pronë e komunitetit tanimë, ajo e Fierit është e destinuar të jetë pronë e komunitetit dhe ajo e Tiranës e ka shpëtuar kryeqytetin nga plehrat. Nëse ne nisemi në betejë dhe rrugës dikush këput edhe dardha e mollë për t’i futur në trasta pas shpinës time, kjo është një çështje që ka të bëjë me drejtësinë. Nuk mund të bëhen spekulime dhe komente mbi copa të dhënash të cilat janë të gjitha për t’u hetuar. Kur të hetohen dhe nëse do ketë një vendim mbi to, atëherë unë do flas përsëri siç kam folur gjithmonë”, tha Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme