Primaret/ Berisha: Nuk ishin të përsosura, por lobimi është pjesë e procesit

Politikë | 4 vite më parë

Kreu i PD-së, i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit, Sali Berisha, ndalur te procesi i primareve, finalizuar të dielën sa i përket kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, pranoi se procesi nuk ishte i përsosur. Megjithatë, Berisha tha se pavarësisht kësaj, problematik e dala do të ndihmojnë për t’i përsosur ato në raundet e tjera të zgjedhjeve.

“Duke thënë të shkëlqyer nuk mund të them dhe nuk pretendoj fare që këto të ishin primaret të përsosura. Këto ishin primare në të cilat morën pjesë më shumë se 200 kandidatura, në tërësi personalitete politike të PD, por edhe anëtarë të shquar të shoqërisë civile, edhe ekselenca shqiptare që jetojnë dhe punojnë në kryeqytete të Europës, Bruksel, Londër etj. Në çdo lloj varianti që të analizosh, primaret janë forma në genuine, më institucionale, më e drejtë e hapjes së partisë. Në këto primare janë pranuar me vetëdeklarim apo propozim nga degët apo anëtarësia, të gjithë ata të cilët kanë plotësuar kriteret elementare për të marrë pjesë në garë. Thashë dhe më sipër që nuk ishin këto të përsosura, por praktika e fituar me këto primare, problematik e dala janë një pasuri e çmuar për ne për ti përsosur ato në raundet e tjera të zgjedhjeve. Pra jo që të mos tërhiqemi prej tyre, por të bëjmë gjithçka që kjo praktikë të konsolidohet transparente, e ndershme, e barabartë për kandidatët. Dua të ua them këtu, jemi në hapat e parë dhe normale ndjeshmëritë, por gradualisht anëtarët, simpatizantë e PD, duke lexuar për këtë proces do të gjejnë se lobimi ndonëse unë personalisht nuk e këshilloj dhe mbështes, por është absolutisht pjesë konstante e procesit”, tha Berisha.

Komisioni i Rithemelimit zhvilloi raundin e parë të Primareve më 4 dhjetor, ndërsa i gjithë procesi u mbyll të dielën. Për bashkitë e mëdha kandidojnë Belind Këlliçi në Tiranë, Igli Cara në Durrës, Bardh Spahia në Shkodër, Luçiano Boçi në Elbasan.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme