Ahmetaj i përfshirë në aferën e inceneratorëve? Balla: SPAK po heton, komentet cenojnë pavarësinë e drejtësisë

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla nuk i ka komentuar akuzat që Sali Berisha hodhi ndaj deputetit të PS Arben Ahmetaj si i përfshirë në çështjen e inceneratorëve. Balla tha se komentet nga ana e tij nuk do ishin të drejta në një kohë që çështja është nën hetim.

“Kuvendi ka dhënë mendimin e vetë në Komisionin e Posaçëm. Qëndrimi i është dhënë SPAK. Nuk është imponuese por është një opinion. Media duhet të respektojë pavarësinë e prokurorisë. Drejtësia do ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Çdo ndërhyrje nga ana jonë nuk i bën mirë pavarësisë. Mendoj që duhet të lemë drejtësinë të bëjë punën e vet. Edhe pushteti i medias nuk është i pakufizuar. Nuk komentojmë çështje që janë në hetim. Kur ngrihet një akuzë, çoja prokurorisë gjykatës që ta hetojnë. Ky duhet të jetë standardi”, tha Balla.

Berisha akuzoi Ahmetajn se ka vepruar si ndërmjetës  me të shpallurin në kërkim Klodian Zoto lidhur me aferën e inceneratorëve. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme