TRT World Forum/ Kryeministri Rama vizitë në Turqi, takon Presidentin Erdogan

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi, ku është takuar edhe me Presidentin turk, Tayip Erdogan. Kreu i qeverisë do të marrë pjesë në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë. Në këtë vizitë, Rama shoqërohet nga zv.Kryeministrja Belinda Balluku dhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.
“Në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
Të enjten (8 dhjetor) kreu i qeverisë zhvilloi një vizitë në Azerbajxhan ku u takua me presidentin Ilham Aliyev. Në takimin mes dy liderëve u diskutuan 3 pika kyçe, siç ishin hapja e ambasadave respektive në Tiranë dhe Baku; projekti i gazifikimit të Shqipërisë, duke nisur me Korçën; dhe pjesëmarrja aktive e SOCAR në projektin e integruar rajonal të Vlorës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



