8 Dhjetori/ Ambasada e SHBA: Sot nderojmë guximin e studentëve që kërkuan demokraci

Ambasada e SHBA në Tiranë ka kujtuar 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë, duke theksuar se kjo ditë shënoi ndarjen e madhe nga një prej regjimeve komuniste më mizore të Europës.
Teksa thekson se sot nderohet guximi i studentëve që kërkuan demokracinë për vendin e tyre, ambasada e SHBA shton se sot të rinjtë përbëjnë të ardhmen e vendit dhe ecjen para me integrimin.
“Sot, Shqipëria shënon Ditën Kombëtare të Rinisë. Vetëm 32 vite më parë, studentët dhe të rinjtë shqiptarë protestuan kundër njërit prej regjimeve komuniste më mizore të Europës, duke nisur rënien e tij dhe duke u bërë protagonistë të një momenti shumë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Më 8 dhjetor, ne nderojmë guximin e atyre studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre. Të rinjtë sot vazhdojnë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar ndërsa ju hidhni hapin tjetër të rrugëtimit tuaj demokratik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shkruan ambasada e SHBA.
Më 8 dhjetor të 1990 studentët u ngritën në protestë kundër regjimit komunist me thirrjen që karakterizoi lëvizjen e tyre “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, duke u bërë iniciatorët e kthesës historike, duke sjellë demokracinë në vend.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




