Samiti/ Kim takon Begajn: Shqipëria ka mbështetjen tonë! Forcojmë bashkëpunimin në demokraci, mbrojtje dhe biznes

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar këtë të mërkurë (7 dhjetor) me Presidentin Bajram Begaj. Takimi i cili vjen një ditë pas samitit BE-Ballkani Perëndimor i mbajtur për herë të parë në Tiranë, është përshëndetur nga ambasadorja Kim, e cila ka shprehur mbështetjen e SHBA për përpjekjen e ndërmarrjes së hapave të nevojshëm.
Më tej, Ambasadorja shpreh gatishmërinë e SHBA për forcimin e bashkëpunimit në demokraci, mbrojtje dhe biznes, ndërsa përshëndet ndër të tjera përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi.
“Faleminderit Presidentit Bajram Begaj për mundësinë për të shprehur urimet për pritjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor- hera e parë që ky samit mbahet jashtë Brukselit. Mbështes fuqimisht përpjekjet e ndërmarrjes së hapave të nevojshëm – përfshirë reformën në drejtësi.
Ne rishikuam gjithashtu arritjet në vitin 2022 – si aleatë të NATO -s, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe miqtë më të mirë – që i sollën marrëdhëniet në nivele të larta historike. Mezi presim të bëjmë edhe më shumë së bashku në 2023 për të forcuar bashkëpunimin në demokraci, mbrojtje dhe biznes”, shkruan Kim në rrjetin social Twitter.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




