Shpallja e Vjosës Park Kombëtar dhe mbrojtja nga pala greke, Rama bisedime me Mitsotakis

Politikë | 4 vite më parë

Shpallja e Vjosës Park Kombëtar dhe bashkëpunimi me palën greke për nivelin e mbrojtjes së lumit edhe në anën tjetër të kufirit shqiptar ishte kryefjala e takimit mes Kryeministrit Edi Rama dhe homologut grek Kyriakos Mitsotakis. Lajmin e bëri me dije Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro e cila publikoi në rrjetin social Facebook edhe pamje nga takimi.

“Mirëmëngjes përmes momenteve të takimit me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona ku temë e veçantë diskutimi ishte edhe shpallja e Vjosës Park Kombëtar dhe bashkëpunimi me palën greke që të njëjtin nivel mbrojtjeje të kemi edhe në anën tjetër të kufirit, prej nga buron në malet e Pindit derisa vjen në tokën shqiptare, si mënyra më e mirë për ruajtjen e vlerave të biodiversitetit të Aosit në Greqi dhe Vjosës në Shqipëri, duke krijuar kështu një “Park Kombëtar” ndërkufitar i pari i këtij lloji për një lumë të egër. Asnjë dilemë edhe për promovimin e përbashkët me gjithë potencialet që mbart lumi në 272 kilometrat e tij”, shkruan Kumbaro.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme