Kryeministri spanjoll letër Ramës: Përkushtim mbi të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe të Shqipërisë

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, i cili mungoi në Samitin BE- Ballkani Perëndimor, përmes një letre drejtuar kryeministrit Rama, shpreh keqardhjen që nuk e kishte të mundur të vinte në Shqipëri, për shkak se në vendin e tij festohet Dita e Kushtetutës.

Në letrën e tij kryeministri spanjoll shprehet se ishte i gëzuar që mundi të takoj Ramën javën e kaluar në Kongresin XXVI të Internacionales Socialiste në Madrid, “ku treguam edhe njëherë forcimin e përkushtimit tonë për demokracinë, barazinë, drejtësinë sociale dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike”.

“Është vërtet një kënaqësi për mua të kem miqësinë dhe mbështetjen tënde në këtë projekt të përbashkët. Fatkeqësisht, më është e pamundur të jem në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin Bashkimi Evropian –Ballkani Perëndimor që do të mbahet në datën 6 dhjetor, pasi në të njëjtën ditë, në Spanjë festohet Dita e Kushtetutës, ditë, në të cilën përkujtojmë miratimin me referendum nga spanjollët dhe spanjollet të Kushtetutës së vitit 1978, i cili i dha fund dyzet viteve të diktaturës  dhe që nga ai çast ka udhëhequr bindjen tonë demokratike. Si çdo vit, do të zhvillohet në Madrid një nga festimet më të rëndësishme të kalendarit institucional, me një protokoll të rreptë, ku pjesëmarrja ime është e domosdoshme. Kjo nuk e mpak në asnjë mënyrë përkushtimin e Spanjës dhe timin personal mbi të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe të Shqipërisë në veçanti, të cilin do të vazhdojmë ta mbështesim sa herë të paraqitet rasti.  Një përqafim të fortë!”,- shkruan kryeministri spanjoll në letrën e tij për Ramën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme