Bukuresht, Xhaçka: Shqipëria u rikonfirmua si faktor kyç në stabilitetin e rajonit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, që u mbajt në Bukuresht.
Në këtë ministerial u diskutua mbi mënyrat për forcimin e qëndrueshmërisë, zhvillimin e aftësive dhe ruajtjen e pavarësisë politike të aleatëve të NATO-s, të cilët janë më të ekspozuar ndaj kërcënimit nga Lindja.
“Nënvizuam se siguria e këtyre vendeve partnere ka një rëndësi të drejtpërdrejtë për NATO-n dhe rikonfirmuam angazhimin tonë për politikën e dyerve të hapura të Aleancës Atlantike” tha ministrja Xhaçka pas takimit.
“Shqipëria u rikonfirmua edhe në këtë ministerial jo vetëm anëtar i denjë i aleancës, por një faktor kyç në stabilitetin e rajonit dhe mbarë vendeve aleate në këto kohë të trazuara për të gjithë globin” shtoi zonja Xhaçka.
Ministeriali i drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg miratoi edhe Raportin e NATO-s për Ballkanin Perëndimor. Ai thekson rëndësinë strategjike të rajonit të Ballkanit për Aleancën. Ballkani Perëndimor duhet të pushojë së qeni një zonë shqetësimi dhe në vend të kësaj të bëhet një rajon paqësor, i integruar me mbështetjen e BE dhe SHBA .
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




