Deputetët e PS-së në Hagë për 110 vjetorin e Pavarësisë, urojnë ish komandantët e UÇK-së

Politikë | 4 vite më parë

Deputetët e Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Arbën Pëllumbi kanë shkuar në Hagë për të takuar dhe uruar ish komandantët e UÇK-së për 110 vjetorin e Pavarësisë së kombit shqiptar.

Balla e kishte paralajmëruar një vizitë të tillë më herët gjatë punimeve të përbashkëta të dy kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës që u mbajt në Tiranë.

“Për festat e Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë tek ÇLIRIMTARËT E KOSOVËS” shkruan Balla, ndërsa ka postuar një video të tij dhe deputetit Pëllumbi në Hagë.

Deputetët kanë shkuar për të takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi për t’i uruar për 110 vjetorin e Pavarësisë.

Ish komandantët e UÇK ndodhen në paraburgim në Hagë për akuzat për krime lufte. Këto akuza janë cilësuar të pabaza nga qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë, ku kjo e fundit ka çuar edhe një rezolutë në Këshillin e Europës për të zhbërë efektet e raportit të Dick Marty-t që e cilëson si ‘fake news” më të madh në histori.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme