Dita e Flamurit/ Kim: Frymëzuese që lufta për pavarësinë nisi me luftën për të ruajtur gjuhën e kulturën unike të popullit shqiptar

Ambasadorja Yuri Kim ka uruar 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë nga Mësonjëtorja në Korçë. Kim shkruan se ndihet e prekur por edhe e frymëzuar kur kupton se lufta për pavarësinë e Shqipërisë nisi me luftën për të ruajtur gjuhën dhe kulturën unike të popullit shqiptar.
Kim vlerëson mundin e patriotëve shqiptarë për të fuqizuar arsimin në vend.
“Në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë pata nderin të viziton mësonjëtoren e parë shqipe në Korçë ku patriotë si Naim dhe Sami Frashëri themeluan në vitin 1987 shkollën e parë ku nxënësit mësuan gjuhën shqipe pavarësisht se ishin nën pushtimin e perandorisë osmane. Pak metra larg kësaj shkolle, u themelua në vitin 1981 shkolla e parë për vajza për të gjithë Ballkanin.
Më bëri krenar të shoh që SHBA luajti një rol të vogël: Shqiptarët si Sevasti Qiriazi që shkuan në Amerikë dhe u kthyen me njohuri dhe lidhje të reja, dhe amerikanë që erdhën për të dhënë mësim në Korçë dhe vende të tjera të vendit. Shumë prekëse dhe frymëzuese për të mësuar se lufta për pavarësinë e Shqipërisë nisi me luftën për të ruajtur gjuhën dhe kulturën unike të popullit shqiptar, fuqinë e arsimit për djemtë dhe vajzat dhe një kërkesë të palëkundur për liri dhe drejtësi. Gëzuar 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë”, shkruan Kim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




