Rama prezanton projektet: 4 porte turistike të klasit të lartë, 2 porte moderne tregtare! Opozita s’ka shanc t’na pengojë

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri EdI Rama teksa iu kundërpërgjigj ashpër të gjitha akuzave të bëra nga opozita për projektin e Portit të Durrësit, deklaroi se ata nuk do mund të pengojnë dot projektet e qeverisë. Më tej Rama bëri me dije se do të ketë 4 projekte turistike të klasit të lartë, në Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin, si dhe dy porte moderne tregtare, një në Vlorë dhe tjetri në Porto-Romano.

“Do ketë 4 porte turistike të klasit të lartë, Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin. I vetmi që nuk është në avancim është Shëngjini, Vlora në ndërtim, Saranda në ndërtim.  Do të ketë dy porte moderne tregtare, jo ky antiku juja, njëri në Vlorë në ndërtim dhe tjetri në Porto-Romane, me 2 porte të thata, një në Prishtinë dhe Strugë, jo nga studioja gjirizi B. Nuk keni asnjë shans të na pengoni dot.

Ju kam lënë zotin sepse mendoj se vetëm ai mund të zgjidhë ytë pazgjidhshmen në këtë rast. Sot po ju lë ju të paudhëëve që hoqët gozhdën dhe ju mbeti vrima”, tha Rama.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme