Tragjedia me 2 viktima nga moti i keq në Bogë, Kuvendi mban 1 minutë heshtje

Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave që humbën jetën në Bogë si pasojë e reshjeve të shiut. Kërkesa është bërë fillimisht nga deputeti demokrat Ramadan Lika, i cili kërkoi nga deputetët të mbajnë një minutë heshtje për dy viktimat, babë e bir që humbën jetën para 4 ditësh në Malësinë e Madhe.
Më 20 nëntor në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit mori përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, babai, djali dhe vajza. Kjo e fundit arriti të dilte nga automjeti, ndërsa babai me djalin u morën nga rrjedha e ujit. Polumbarët e RENEA, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas 16 orësh kërkim kanë bërë të mundur gjetjen e dy trupave të pajetë.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




