Vendoret/ Celibashi: Partitë të frikësuara nga sanksionet! Diskutojmë përgatitjen e udhëzuesit për limitet e funksionarëve publikë

Politikë | 4 vite më parë

Teksa na ndajnë dhe 6 muaj nga zgjedhjet vendore të 14 Majit, Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi në fjalën e tij gjatë takimit të zhvilluar mbi raportimin financiar të partive politike dhe kandidatëve, deklaroi se po punohet ngushtësisht edhe me shoqërinë civile për të qartësuar limitet ndaj funksionarëve.

Sipas Celibashit, është e nevojshme të kuptohet kufiri mes përmbushjes normale të funksionit publik si kryetar bashkie, me veprime apo aktivitete të cilat janë pjesë e fushatës së tyre elektorale. 

“Për rastin e medias dhe institucioneve publike dhe sjelljen e tyrë gjatë fushatës zgjedhore. Kjo nuk do të thotë se s’kemi asnjë problem. Duhet ta themi që të gjithë përpiqen, duan të demonstrojnë që janë formalisht në rregull me atë çfarë ligji, Kodi Zgjedhor, Legjislacioni, sanksionon në lidhje me këtë çështje. Ky është hap i mirë sepse duhet sikur palët janë të ndërgjegjësuara për rëndësinë e zbatimit të këtyre normave dhe frikën për të mos u sanksionuar në rast të shkeljes së këtyre dispozitave.

Ky takim i sotëm është episodi i parë i një serie takimesh me qëllim që bashkërisht të diskutojmë, të konsultohemi ndërmjet nesh për të kuptuar të gjithë njësoj në lidhje me të gjitha ndalimet apo lejimin që Kodi Zgjedhor apo ligji për partitë politike ka për sjellën në fushatë zgjedhore të partive politike., institucioneve publike apo medias. Kush duhet të financojë kë? Sa është vlera e financimit? Akoma nuk

Për institucionet publike mund të thuhet që ne kemi nevojë që ashtu sikurse është Kodi Zgjedhor dhe ligji për partitë politike, në vlerësimin tonë ka nevojë për diskutime, për të parë se çfarë kuptueshmërie ka secili prej nesh në lidhje me atë se si duhet të jetë veprimtaria e institucioneve publike gjatë fushatës zgjedhore dhe e funksionarëve publike gjatë fushatës zgjedhore sidomos e atyre të cilët janë në ushtrim të detyrës së tyre por njëkohësisht janë pjesëmarrjes në garë elektorale.

Zgjedhjet e ardhshme të 14 majit për organet e qeverisjes vendore, duket se do të ketë një numër jo të vogël të kryetarëve të bashkisë të cilët aktualisht janë në detyrë dhe të cilët do të garojnë në këto zgjedhje. Ngelet shumë e rëndësishme për të kuptuar që ata dhe ne qartësisht se ku është kufiri mes përmbushjes normale të funksionit të tyre publik si kryetar bashkie me veprime apo aktivitete të cilat janë pjesë e fushatës së tyre elektorale. Kjo është shumë e rëndësishme dhe ndaj ne do punojmë ngushtë me partitë politike, shoqërinë civile për të qartësuar sa është e mundur se ku janë këto limite”, tha Celibashi.

Në këtë kuadër, Celibashi bëri me dije më tej se KQZ po përgatit një udhëzues pikërisht për këtë çështje, për qartësimin e limiteve të funksionarëve publik. Celibashi theksoi se kjo problematikë është evidentuar jo vetëm nga opozita në zgjedhjet e shkuara, por edhe nga raportet e OSBE-ODIHR.

“Besoj që në një moment të dytë ose të tretë, KQZ ndoshta do të përgatisë edhe një udhëzues në lidhje me këtë çështje. Dhe kjo vetëm për rastin e atyre kryetarëve të bashkive në detyrën që do garojnë, por në përgjithësi për institucionet publike apo zyrtarët publike që rastësisht ose jo do të jenë të përfshirë në fushatë zgjedhore. Ka qenë një shqetësim kjo çështje jo vetëm për opozitën në zgjedhjet e shkuara, por është një element që është evidentuar si problematikë edhe në raportin e OSBE-ODIHR”, tha Celibashi.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme