Akuzat e Berishës për vjedhje, reagon Rama: Hajduti bërtet kapeni hajdutin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të bëra nga kryetari i PD zgjedhur nga procesi i Rithemelimit Sali Berisha se kreu i qeverisë dhe Ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën Belinda Balluku kanë si qëllim vetëm vjedhjen dhe kjo sipas tij është arsyeja e importit të energjisë elektrike. Kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetin social Twitter thekson se hajduti është i vetmi që bërtet të kapet hajduti.
“Si është e mundur që sa gdhihen e deri kur ngrysen bërtasin veç “Vjedhje! Vjedhje! Vjedhje”?! Sepse më shumë se kushdo është hajduti që bërtet kapeni hajdutin dhe këta kanë vjedhur aq shumë sa veç vjedhje shohin pas çdo gjëje”, shkruan Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




