Primaret e Tiranës, PD nis prezantimin e kandidatëve

Politikë | 4 vite më parë

Me një minutë heshtje për demokratin Sokol Olldashin, i cili më 20 janar të viti 2013 humbi jetën në aksident tragjik, Partia Demokratike më e madhja e opozitës, ka nisur të dielën primaret e saj në kryeqytet.

Para demokratëve janë prezantuar 7 kandidatë që do të konkurojnë fillimisht mes tyre për t’u shpallur kandidat i PD për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kandidatët për Primaret e demokratëve në Tiranë janë Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoci, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda.

Fituesi i tyre do të konkurojë me kreun aktual të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj të PS, por edhe kandidatë të tjerë të mundshëm. Ky është mandati i tretë që zoti Veliaj synon në krye të bashkisë së kryeqytetit.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme