Manastirliu: 6 Dhjetori do të jetë dita ku çdo shqiptar ndihet krenar, ndërsa Berisha, jo

Politikë | 4 vite më parë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Facebook, në përgjigje të protestës së paralajmëruar nga Sali Berisha, shkruan se “6 Dhjetori është dita për të cilën çdo shqiptar ndihet krenar, ndërsa “non grata”, jo.”

 Sipas saj, interesi i vogël i Sali Berishës, është që të pengojë me çdo kusht dhe me çdo mjet këtë aspiratën historike të shqiptarëve për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

 “6 Dhjetori është dita për të cilën çdo shqiptar ndihet krenar. Sali Berisha, jo. Interesat e shqiptarëve nuk përkojnë me interesat e Sali Berishës. Interesi i madh i shqiptarëve është që të vazhdojnë përpara me ritme të shpejta në rrugën e pakthyeshme të integrimit në Bashkimin Evropian. Interesi i vogël i Sali Berishës, është që të pengojë me çdo kusht dhe me çdo mjet këtë aspiratë historike të shqiptarëve. Për fatin e tij të keq, njolla e “non grata”-s, nuk mund të jetë kurrsesi halli i një populli, rruga e të cilit është ndarë një e herë e mirë, shumë kohë më parë, nga Sali Berisha. Shqipëria do ta mikpresë denjësisht për herë të parë, në 6 dhjetor, Samitin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. 6 dhjetori do të shënojë njëkohësisht ditën kur shqiptarët do të braktisin një herë e përgjithmonë në hallin e tij Sali Berishën, duke i kthyer shpinën përpjekjeve të non grata-s për të njollosur Shqipërinë”,- shkruan Manastirliu. 

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme