Largimi i të rinjve, Meta: Rama është vrasësi i shpresës së tyre

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe politikat e qeverisë së tij për largimin e të rinjve nga vendi.

Meta thotë se Rama është autori i vrasjes së shpresave të të rinjve duke e kthyer Shqipërinë në vendin e tretë në botë për të larguarit nga vendi,.

“Eksodi masiv i të rinjve tanë tërheq vëmendjen edhe të Forbes. Shqiptarët po ikin, duke zënë vendin e tretë në botë për të larguarit nga vendi, sepse Edi Rama është armiku kryesor i lirive të tyre, autori dhe përgjegjësi i vrasjes së shpresës së të rinjve, në nivele aq dramatike sa po i detyrojnë të rrezikojnë edhe jetën duke kaluar La Manshin me gomone! Ne nuk duam që ky vend të braktiset, pasi çdo fëmijë që ikën nga Shqipëria le një brengë në familje. Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do ta bëjmë këtë realitet”, shkruan Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme