Nga rritja e pagave për pedagogët e mësuesit, te mbështetja financiare për studentët, Meta prezanton planin ‘anti krizë’

Për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kriza në vend ka ardhur nga keqqeverisja dhe korrupsioni. Në mbledhjen e kryesisë, Meta prezantoi planin për mbështetjen e qytetarëve për përballimin e krizës ekonomike, sipas tij, ndërsa propozimet do t’i bëhen qeverisë.
Në planin e tij, Meta përmend mbështetje financiare për studentët, rritjen e pagave të pedagogeve, mësuesve dhe mjekëve si dhe heqja e TVSH për imputet bujqësore.
“Do të kërkojmë mbështetje financiare për studentët, 100 euro në muaj për të përballuar krizën e çmimeve dhe kostove studentore, për t’i barazuar me bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë. Për studentët nuk është parashikuar asnjë mbështetje financiare në Pr.buxhetin e 2023.Do të kërkojmë mbështetje për kërkimin shkencor, që të shkojë të paktën në 0,3% e PPB siç kanë kërkuar edhe pedagogët. Në Pr.buxhetin 2023 është parashikuar vetëm 0.05% PPB. Do të kërkojmë rritjen e pagave të pedagogeve 50% brenda dy viteve, ndaj në projekt buxhetin e 2023 do kërkojmë që rritja të jetë 20% nga buxheti shtetit sipas kërkesave të Sindikatës Kombëtare të Pedagogëve. Në Pr. buxhet është parashikuar vetëm 7% rritje page për pedagogët. Do të kërkojmë rritjen e pagave 12% të mësuesve duke filluar nga 1 janari për të përballua rritjen e çmimeve dhe koston e jetesës. Në Pr.buxhet është parashikuar rritje page për mësuesit 6% i cili fillon në Korrik 2023. Do të kërkojmë pajisjen me tekste të reja shkollore falas, çdo vit, për nxënësit nga klasa i deri në klasën e IX. Në Pr. buxhet parashikohen libra falas të përdorur. Do të kërkohet rritja e pagës së mjekëve në masën 12% duke filluar nga 1 janari Bujqësia. Heqja e TVSH për imputet bujqësore. Lënien e tavanit prej 50 milionë lekë investim, për përfitimin e uljes së TVSH të makinerive bujqësore. Një shtesë prej 5 miliardë Lekë, për mbështetjen e prodhimit bujqësor-blegtoral, agro-indsturial dhe marketingut“, tha Meta.
Kreu i PL nuk la pa hedhur akuza në drejtim të qeverisë për korrupsion, ndërsa e konsideron atë si shkaktare të krizës ekonomike ku ndodhet vendi, sipas tij.
“Barra e kësaj krize ekonomike të shkaktuar jo thjesht nga faktorë të jashtëm por nga qeverisja dhe korrupsioni skizofrennik i kësaj qeverie është e rëndësishme të denoncojmë qartë këto skandale shokuese si porti i Durrësit apo afera më e freskët e Lekaj-Fier, por njëkohësisht edhe çmontimin e buxhetit në favor të ooligrakëve dhe klientëve të Edi Ramës dhe shkon në përfitimin e tyre dhe në dëm të qytetarëve”, tha Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




