Komisioni i Ekonomisë debate për projektin e Portit të Durrësit, qeveria: Shteti do të përfitojë 1 miliard USD

Komisioni i Ekonomisë dhe Finanacve është përfshirë sot në debate, lidhur me shqyrtimin e projektligjit për marrëveshjen për Portin e Durrësit. Qeveria, nëpërmjet përfaqësuesve të saj tha në komision se kalata dhe vija bregdetare mbeten pronë e shtetit shqiptar dhe se Shqipëria do të marrë në 7 vitet e para 315 milion euro fitim.
Shteti shqiptar, u tha në komisionin parlamentar, do të marrë pjesë në këtë investim me siperfaqe tokë- shtet prej 80 hektarësh, duke i mundësuar palës investitore mospagimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë.
Çështja e pronarëve ndërtues të projektit ishte një ndër pikat që shkaktoi më shumë debatë në komision. Sipas zv.ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Besart Kadia, projekti ka impakt ekonomik dhe fiskal që shkon në total rreth 2 miliardë dollarë investime.
Sipas përfaqësuesve të qeverisë, shteti do fitojë 1 mld USD, 217 mln USD në fazën e parë dhe 754 mln USD në fazën tjetër. Parashikimi është që ky projekt investimi me vlerë 2.1 mld USD, do të mundësojë që të ardhurat në buxhetin e shtetit të jenë 1 mld USD.
Ndërsa Elira Kokona, zv. sekretare e Përgjithshme në Kryeministri ka dhënë detaje me shifra konkrete se sa do të jetë hapësira ku do të shtrihet Porti i Durrësit, çfarë përfiton shteti shqiptar, si dhe sa do të jetë shifra nga taksat prej të cilave, do të përjashtohet investitori. Kokona ka sqaruar se nuk ka asnjë pronar offshore të përfshirë në këtë projekt.
Kokona ka sqaruar se investitori ka kërkuar përjashtim nga taksat për 50 vjet, gjë që nuk e kemi pranuar nga qeveria.
“E kemi përjashtuar vetëm nga 2 taksa që shkojnë në total janë 220 mln euro. Projekti do zgjasë 7 vjet. Projekti do të bëhet nga privati, jo nga shteti. Kalatat 66 mijë m2 i mbeten shtetit, bazeni i portit 60 ha i mbetet shtetit dhe kanali hyrës i portit 5.5 km i mbetet shteti, ndërsa deti nuk tjetërsohet. Pronari përfitues është Muhammed El Alabba dhe familja e tij, Sa i përket dorëzanësve, jemi duke folur për subjekte që kur krijojnë marrëdhëniet e tyre komerciale t’i realizojnë nëpërmjet shoqërive. Entitetet janë të përcakuara, pasi nuk do jenë përfitues apo të angazhuar në transaksione me shtetin shqiptar”,- shtoi Kokona.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




