Moderatorja Orjela Nebijaj pranon mandatin e deputetes, dorëzon formularin e vetëdeklarimit në KQZ

Politikë | 4 vite më parë

Moderatorja Orjela Nebijaj do të futet në Kuvendin e Shqipërisë si deputete. Pas kërkesës së KQZ, Nebiaj bën me dije se ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit dhe do ta dorëzojë atë ditën e mërkurë.

“Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqësoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë. Formulari gati për tu dorëzuar nesër!”, shkruan ajo.

Nebiaj kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku mori 5606 vota preferenciale, por pa mundur të fitonte një vend në Parlament. Asaj iu “hap” rruga drejt Kuvendit, pas dorëheqjes së Grida Dumës nga mandati.

Duma, një ndër zërat më aktivë në Partinë Demokratike, njoftoi largimin nga politika më 8 nëntor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme