PS dakordësohet me PD për Avokatin e Popullit! Balla: 2 propozimet e Alibeajt janë të pranueshme

Politikë | 4 vite më parë

PS dhe PD janë dokordësuar mes tyre për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se PS është dakord me 2 kandidaturat e propozuara nga Enkelejd Alibeaj, që janë Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj.

Balla tha se PS do diskutojë për 2 emrat e propozuar dhe më pas do kalojën në seancën parlamentare

“Ka një traditë që ka parashikuar që nga miratimi i Kushtetutës në 1998 që ka të bëjë me nevojën e një propozimi që vjen nga opozita dhe dakordësinë që jep maxhoranca dhe unë e kam bërë të qartë që kemi marrë zyrtarisht nga grupi i PD, si grupi më i madh i opozitës, nga Alibeaj që ka komunikuar publikisht 2 kandidatura të pranueshme, në një prej mbledhjeve vijuese të grupit të PS ne do t’i shqyrtojmë për t’i shprehur dhe pastaj kanë të drejtën për të hyrë në seancë që të shqyrtojmë kandidaturat e PD”, tha Balla

 Aktualisht Avokate e Popullit është Erinda Ballanca, e cila nuk është zgjedhur nga PD si kandidate për të vijuar të mbajë të njëjtin post.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme