Tuneli i Llogarasë, Rama: Bregu i Jonit afrohet me aeroportin e Vlorës, rriten kuotat e industrisë shqiptare të turizmit

Bregdeti i Jonit do të jetë më afër me Vlorën, kjo falë Tunelit të Llogarasë, ku deri tani janë hapur 4.5 nga 6 kilometra që është projekti i këtij tuneli.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri, Edi Rama, i cili, në faqen e tij në Facebook, komenton se tuneli në fjalë synon të afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.
“Tuneli i Llogarasë ku tanimë janë hapur 4.5 nga 6 kilometrat e projektit që do ta afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe rrisë ndjeshëm kuotat e industrisë shqiptare të turizmi”,- shkruan kryemiministri Rama.





/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




