Akuzat e sekretares britanike për emigrantët, Rama: Shqipëria ende pret të kërkohet falje nga qeveria britanike

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, i është rikthyer edhe njëherë komenteve të Sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman në lidhje me emigrantët shqiptarë, duke thënë se Shqipëria është ende në pritje të një kërkese faljeje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Në një intervistë për “Sky News”, Rama tha se e shqetëson fakti që vendit tonë ende nuk i është kërkuar falje, duke theksuar se dyshon se pas asaj deklarate ka qëllime politike për të marrë më shumë vota.

“Në politikat e ditëve të sotme nganjëherë këto gjëra mund të ndodhin, por ajo që më shqetëson më shumë është se nuk kërkohet falje. Është një mënyrë e ekzagjeruar e të shprehurit. Kjo është ajo që më shqetëson. Shqipëria nuk ka nevojë për atë kërkesë falje, në sensin që mund të jetojmë pa të, por kur kërkon ndjesë, do të thotë që është në rregull, gjëra që ndodhin, por kur nuk e bën dhe shmang do të thotë që ti kërkon diçka nga ajo që the, do të thotë që pas saj qëndron një përllogaritje, do të thotë që ti në të vërtetë po i flet një numri votuesish që duhet ta dëgjojnë këtë se pse t’i kërkon votën e tyre. Por pasojat e kësaj mund të jenë shkatërruese për njerëzit, për njerëzit tanë në Britani dhe për vetë britanikë”, tha Rama.

Debatet dhe gjuha e përdorur nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman se Britania ndodhet përballë një pushtimi azilkërkuesish shqiptarë dhe se ato duhet të dëboheshin, ka nxitur debate mes dy shteteve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme