Ambasadori për mbrojtjen Kibernetike në SHBA vizitë në Tiranë: Jemi në mbështetje të Shqipërisë

Politikë | 4 vite më parë

Pas sulmeve kibernetike të Iranit në Shqipëri, kjo tematikë ka qenë në fokus të shumë takimeve të zhvilluara në Tiranë nga përfaqësues të ndryshëm të SHBA që kanë ardhur në vendin tonë.

Në vizitën e tij në Tiranë,  Ambasadori i Posaçëm për Hapësirën Kibernetike dhe Politikat Digjitale Nathaniel Fick, ka shprehu mbështetjen e Amerikës për të mbrojtur Shqipërinë nga sulme te tilla. Ai zhvilli një takim me zv.kryeministren Belinda Balluku dhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi pikërisht për të diskutuar mbi hapat për të forcuar sigurinë kibernetike të vendit.

“Pata diskutime konstruktive mbi sigurinë kibernetike me Zëvendëskryeministren Belinda Balluku, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Koordinatorin e Ri Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Igli Tafa dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë kibernetike. SHBA janë të përkushtuara për mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve tanë shqiptarë në mbrojtjen kibernetike”, shkruan Ambasadori i Posaçëm për Hapësirën Kibernetike dhe Politikat Digjitale Nathaniel Fick.

Në korrik Shqipëria u bë objekt i një sulmi kibernetik që kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të qeverisë, paralizimin e shërbimeve publike, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare. Hetimet zbuluan se sulmi ishte orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit. Nisur nga kjo qeveria shqiptare vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin.

/rtsh.al/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme