Rama nga Kamza: Berisha i vë flakën Shqipërisë, prandaj e do Putini! Partia e Lekut dhe PD janë në thesin e rublave ruse

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Sali Berishën dhe Ilir Metën se të dy janë të lidhur me rublat ruse dhe financohen nga Putini
Teksa fliste nga Kamza, Rama tha se si Meta dhe Berisha nuk janë shpresë për të ardhmen dhe se po të ishin ato në qeverisje, vendi nuk do të kishte bërë ndryshimet që ka pësuar sot.
Rama shtoi se Berisha ka dhënë prova se di t’i vërë flakën Shqipërisë dhe pikërisht për këtë e do dhe Putini që financon PD. Në të njëjtën linjë vendosi edhe Ilir Metën, partinë e të e cilit e quajti “Partia e Lekut.”
“Vetë non grata tha se më erdhi Donald Lu në zyrë dhe më vendosi dosjen e parave ruse dhe unë ja refuzova. Tani thotë e ka bërë “Brava”, por “Brava” i shkretë pa çelësin s’ka ç’bën fare, brava pa çelësin është një vrimë që nuk i duhet dreqit. Ky ka qenë dhe ky është çelësi. Për çfarë e do Putini këtë? E do si çelës t’i mbylli derën dhe t’i vejë flakën Shqipërinë. Për t’i vënë flakën Shqipërisë e ka dhënë me prova që di ta bëjë. Ne kemi provën që çadra e famshme dhe gjithë ajo përpjekje ishte e bazuar tek një skenar që financohej nga paratë ruse. Tani për çfarë mund të financojë një fuqi si Rusia një parti në Shqipëri kundër qeverisë? Për ta bërë më demokratike, më të fortë? Më të besueshme me aleatët strategjik. Komplet të kundërtën. Për të bërë thyerje. Unë mendoj dhe shikoj se nuk është vetëm PD. Përveç provës kokëfortë që PD është në thesin e rublave ruse, bashkë me atë Partinë e Lekut, janë në thesin e rublave”, tha Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




