Balla: Rublat ruse sponsorizojnë aleancën Berisha- Meta, “non grata” do të ketë dhe nga BE

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, akuzoi sot Sali Berishën, se financohet nga Rusia. Duke i’u referuar protestës së opozitës të 12 nëntorit, Balla u shpreh se ajo është e vonuar, pasi protesta bëhet nga aleatit i Putinit në Shqipëri që është Berisha.

“Rublat e Rusisë sponsorizojnë aleancën Berisha- Meta. Janë rublat ato që nxisin këtë lloj qasje. Ndërkohë që e gjithë bota është në luftë me Putinin, Saliu i del në krah, pasi protesta s’ka të bëjë me ekonominë e familjeve shqiptare, por me hallin personal të Berishës, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA-ja. Mos u habisni, por shumë shpejt mund të shpallet “non grata” dhe nga vendet e BE-së”,- tha Balla.

Sipas tij, qeveria po kujdeset për çdo familje shqiptare, duke marrë si shembull çminin e energjisë, i cili do të mbahet në të njëjtin nivel si përpara luftës, Rusi- Ukrainë.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme