Primaret e PD/ Avokatja Adriana Kalaja shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës

Politikë | 4 vite më parë

Avokatja Adriana Kalaja ka prezantuar kandidaturën për primaret e PD për Bashkinë e Tiranës. Në një deklaratë për media nga selia e PD, Kalaja ka deklaruar se Tiranës i duhet një alternativë serioze për shpëtimin e kryeqytetit dhe pastrimin e Tiranës nga Erion Veliaj dhe gjithë çibanëvë sipas saj të betonit shumëkatësh. Teksa renditi disa prej arsyeve që sipas saj kanë çuar në shkatërrimin e Tiranës, që sipas saj kulmoi me shembjen e Teatrit Kombëtar, janë dëshmi se në procesin e primareve nuk do fitojë emri i kandidatit, por PDSH. Kalaja është bërë kandidatja e katërt për primaret e PD për Bashkinë e Tiranës pas Belind Këlliçit, Gert Bogdanit dhe Ilir Alimehmetit.

“Ka shumë gjëra, që mund të flasësh sot në lidhje me shkatërrimin e Tiranës, por mbi të gjitha mungesa e theksuar në respektimin e ligjit, si edhe shkelja me vetëdije e tij si në rastin e Unazës së Re, Bregut të Lumit, 5 Maji, Laprakë, Paskuqan, Baldushk e gjetkë dhe që kulmoi me shembjen e Teatrit Kombëtar. Këto dëshmojnë alternativën që ka paraqitur Erion Veliaj dhe ata që i shërbejnë atij në gjithë këta vite.

Ndaj sot më shumë se kurrë, duhet një alternative serioze për shpëtimin e Tiranës, për ta pastruar atë nga çibani Erion Veliaj dhe gjithë çibanët e betonit shumëkatësh, që kanë mbirë me firmën e tij nëpër Tiranë”, tha Kalaja teksa u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e 12 nëntorit.

“Duke ju bërë thirrje të gjithëve, të bashkohemi në protestën e 12 nëntorit, si e vetmja mënyrë për të rrëzuar këtë regjim, do doja t`ju kujtoja një shprehje, të nënës time, por me siguri të të gjithë nënave dhe grave heroina shqiptare: “Hajde të pastrojmë shtëpinë me themel!”. Ndaj unë sot ju bëj thirrje të gjithëve ju: “HAJDENI TË PASTROJMË ME THEMEL TIRONËN TONË!””, tha Kalaja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme