3 marrëveshjet e arritura mes Ballkanit Perëndimor, Michel: Ndihmon në kthimin e tregut të përbashkët rajonal në realitet

Nënshkrimi i tre marrëveshjeve mes Ballkanit Perëndimor në samitin e Procesit të Berlinit 2022 është përshëndetur nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.
Michel shkruan se Ballkani Perëndimor dhe BE kanë nevojë për njëra tjetrën dhe kjo është një domosdoshmëri gjeopolitike. Sipas Michel arritja e marrëveshjeve do të ndihmojnë në kthimin e tregut të përbashkët rajonal në realitet në Ballkan.
“Më shumë se kurrë, Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në dhe BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor. Është një domosdoshmëri gjeopolitike dhe një mundësi gjeopolitike. Është koha për të përshpejtuar ritmin e reformave dhe për ta bërë tashmë integrimin të dukshëm dhe konkret për qytetarët e rajonit. Përgëzoj liderët e Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e tre marrëveshjeve rajonale mbi lëvizshmërinë sot që do të ndihmojnë në kthimin e tregut të përbashkët rajonal në realitet. Ballkani Perëndimor mund të mbështetet gjithashtu në mbështetjen e BE-së në sektorin e energjisë dhe me përforcimin e qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve hibride”, shkruan Michel
6 shtetet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan 3 marrëveshje që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e diplomave universitare në Ballkanin Perëndimor dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirinë në Europën Qendrore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




