Zgjidhen strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë, caktohen 4 nënkryetarët dhe 25 anëtarët e Kryesisë

Politikë | 4 vite më parë

Në mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues, Partia e Lirisë ka zgjedhur strukturat drejtuese. Në fjalën e saj para mediave, sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Silva Caka ka bërë publike emrat e kryetarit të Komitetit Drejtues Kombëtar, zv.kryetarit të partisë, sekretarit të përgjithshëm, nënkryetarëve dhe anëtarëve të Kryesisë,

“Mbledhja e parë e komitetit drejtues të Partisë së Lirisë, e cila në bazë të detyrimeve statutore kishte përgjegjësinë për të zgjedhur strukturat drejtuese të PL të cilat janë: Kryetari i komitetit drejtues kombëtar, Zv.kryetari i Partisë së Lirisë,  sekretari i përgjithshëm, nënkryetarët dhe anëtarët e kryesisë së partisë së Lirisë. Kryesia u vendos të përbëhet nga 25 anëtarë duke respektuar detyrimet staturtore për përfaqësimin e barabartë gjinor. Komisioni i zgjedhjeve pas administrimit të dokumentacionit dhe llogaritjes së rezultateve dhe votave, shpall sot përbërjen e kryesisë dhe njëkohësisht funksioneve drejtuese të tjera“, tha Caka.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme