The Guardian: Shqipëria kritikon mungesën e bashkëpunimit të Britanisë së Madhe për emigrantët

Shqipëria ka kritikuar Britaninë e Madhe se nuk i ka dhënë informacion për kalimin e varkave të vogla me emigrantë shqiptarë në Kanalin e La Manche, në përpjekje për të frenuar këtë fenomen. The Guardian shkruan se “burime qeveritare në Tiranë nuk kanë marrë informacion nga Britania e Madhe për ata që udhëtonin me varkat e vogla dhe se kjo mungesë bashkëpunimi i ka lënë ata të vepronin në errësirë”.
“Një arsye e mundshme për mos përcjelljen e informacionit nga Ministria e Brendshme është formulimi i një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2021 për dëbimet e përshpejtuara të atyre që vijnë ilegalisht. Marrëveshja ndalon ndarjen e informacionit nëse shkëmbimi, përdorimi ose zbulimi i mëtejshëm mund të nënkuptojë se u është dhënë atyre nga të cilët njerëzit kërkojnë strehim”, shkruan The Guardian, ndërsa citon një burim të qeverisë shqiptare se “Shqipëria ka bërë gjithçka që i është kërkuar”.
“E vetmja gjë që kemi kërkuar nga miqtë tanë britanikë është të na japin disa informacione për 140,000 shqiptarët që jetojnë në Britani”, thotë burimi shqiptar.
Burimet e qeverisë shqiptare shprehën zhgënjimin për mungesën e një bashkëpunimi efektiv, nisur nga shqetësimet për këtë çështje në qeverinë britanike.
“Bëhet pak e mërzitshme të dëgjosh vazhdimisht se Shqipëria duhet të bëjë më shumë. Ata do të ndalonin së ardhuri nëse do të përballeshin me rrezikun që të ktheheshin menjëherë. Ka funksionuar në Gjermani dhe Francë”, tha burimi.
Më shumë se 38,000 emigrantë kanë mbërritur në Britani me varka të vogla përgjatë Kanalit të La Manche gjatë 2022, ku 12,000 janë shqiptarë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




